Bllokohen 5 ton produkte të firmës “Tona alb shpk”, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

24 Dhjetor 2025, 17:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bllokohen 5 ton produkte të firmës “Tona alb shpk”,

Këtë të mërkurë Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule, produkte këto të firmës “Tona alb shpk”.

Kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundra etikete në gjuhën shqipe.

Gjithashtu mësohet se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë.

 

Po ndodh...