Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze

Taulant Seferi po kalon një sezon fantastik me Bodrumspor. Sot shënoi dhe asistoi për ekipin e tij në transfertën e Adana Demirspor.
Seferi asistoi fillimisht në minutën e 69-të, më pas realizoi golin e tij vetëm shtatë minuta më vonë. Kështu tashmë është në kuotën e 13 golave dhe pesë asistimeve në Ligën e Parë turke, ndërsa janë 23 paraqitje nga ana e tij. Në sfidën e sotme që u fitua 0 me 5, Arlind Ajeti spikati gjithashtu duke realizuar dy golat e parë.
Ndërkohë dhe pse qendërsulmues, Seferi po shkëlqen edhe në krahun e majtë. Ish-lojtari i Tiranës nuk mori ftesë nga Kombëtarja në vitin 2025.
Bodrumspor është me pretendime në kategorinë e dytë për nga rëndësia. Klubi ku Seferi është kryefjalë, synon ngjitjen në elitën turke të futbollit.