Gruda ndëshkon Manchester Cityn, i jep fitoren Brightonit me një gol në fund

31 Gusht 2025, 17:23 / SPORT ALFA PRESS

Gruda ndëshkon Manchester Cityn, i jep fitoren Brightonit me një gol

Brighton ka triumfuar 1-2 ndaj Manchester City, në ndeshjen e Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola realizoi në pjesën e parë, me anë të Haaland.

Në Amex Stadium, vendasit e nisën me shumë dëshirë pjesën e dytë dhe vendosën ekuilibrat me Milner, i cili përktheu në gol një penallti.

Goli i fitores për Brighton erdhi pikërisht nga Brajan Gruda. Sulmuesi shqiptar “vallëzoi” bukur në zonë dhe me plot klas, çoi topin në fundin e rrjetës.

Brighton ka 4 pikë, ndërsa City ka 3 pikë.

Po ndodh...