Gol dhe asist, dy futbollistët shqiptarë shkëlqejnë te skuadra rumune
13 Shtator 2024, 20:45 / SPORT

Sherif Kallaku dhe Isnik Alimi, ishin protagonistë pasditen e sotme te skuadra rumune e Sepsit, në triumfin 3-0 të arritur ndaj Botosanit.
Mesfushori nga Fushë-Kruja dhuroi asistin e golit të parë në minutën e 10-të, teksa Debeljuh, nuk fali duke tundur rrjetën.
Në minutën e 63-të, ishte radha e Isnik Alimit, shqiptarit që aktivizohet me Maqedoninë e Veriut, i cili nga pika e bardhë e penalltisë, dyfishoi shifrat.
Për golin e tretë, që vulosi edhe sfidën mendoi Oberlin në minutën e 87-të. Për Kallakun ky ishte asisti i parë në këtë sezon të ri. Ndërsa edhe për Alimin goli i shënuar sot ishte i pari në këtë edicion me Sepsin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
