Gara për titullin e Premier League, Man.City i bashkohet Liverpool në krye

Manchester City ka mundur 4-2 Crystal Palace në transfertë dhe ka kapur përkohësisht Liverpool-in në kreun e renditjes së Premier League.
Një fitore me përmbysje për skuadrën e Pep Guardiola-s, duke parë se ka qenë Palace që ka zhbllokuar sfidën pas vetëm 3 minutash lojë me një gol të Mateta-s.
Megjithatë, festa e vendasve nuk ka zgjatur shumë sepse Qytetarët kanë barazuar me një super gol të De Bruyne në minutën e 13-të.
Në fillimin e pjesës së dytë ka ardhur edhe përmbysja për miqtë falë një goli të Lewis, para se Haaland të çonte shifrat në 3-1 pas një asisti të De Bruyne në minutën e 66-të.
Belgu ka dhënë 17 asiste për sulmuesin norvegjez, numri më i lartë mes dy lojtarëve të Premier League që nga fillimi i sezonit të kaluar (në të gjitha kompeticionet).
De Bruyne ka kompletuar pokerin në minutën e 70-të, para se Edouard të fiksonte shifrat në 4-2 në minutën e 86-të.

-
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja grumbullohet me Fulham
6 Prill, 15:19
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

