“Dhimbje koke” për Silvinjon, Gjimshiti lë fushën i dëmtuar ndaj Milanit

20 Prill 2025, 23:11 / SPORT ALFA PRESS

“Dhimbje koke” për Silvinjon, Gjimshiti lë fushën i

Nuk kanë fund shqetësimet për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, në minutën e 59-të të ndeshjes kundër Milanit, u zëvendësua për shkak të ndrydhjes në kyçin e këmbës së djathtë.

Gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet nga stafi mjekësor i Atalantës në orët në vijim, për të përcaktuar kohët e rikuperimit të tij. Ky dëmtim i Gjimshitit, me shumë gjasa do ketë shkaktuar edhe “dhimbje koke” për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në prag të duelit ndaj Serbisë, më 7 qershor, ku dëshiron që të ketë në formë optimale kapitenin kuqezi, për të dhënë kontributin e tij të vyer.  

Dëmtimi i Gjimshitit, është një goditje edhe për skuadrën bergamaske, e cila ka humbur një lojtar kyç në mbrojtje në këto ndeshjet e fundit të ligës. 

Mbrojtësi shqiptar në këtë sezon të Serisë A është aktivizuar 28 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste.  

 

Po ndodh...