Dështimi te Milani nuk ishte rastësi, ish-trajnerin e kuqezinjve e shkarkojnë menjëherë edhe në klubin e ri

Eksperienca e Serxhio Konseisao tek Al-Itihad ka mbaruar shumë më shpejt se sa mendohej. Klubi saudit ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e menjëhershme të kontratës së trajnerit portugez, i cili mori drejtimin në tetor 2025 dhe fillimisht ishte lidhur me klubin me një marrëveshje deri në qershor 2028.
Kjo ishte pasojë e një paraqitje shumë të dobët të skuadrës e cila kishte pretendime për të luftuar për trofe, por nuk u ngjit në lartësinë e duhur. Vendimi për shkarkimin e Konseisaos u bë i ditur nga vetë klubi, pjesë e të cilit është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj.
“Klubi njofton ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me trajnerin e ekipit të parë, z. Serxhio Konseisao. Ky vendim vjen pas një analize të plotë të performancës së ekipit dhe objektivave të ardhshëm të klubit”, shkruhej në këtë deklaratë që dekretoi fundin e etapës arabe të portugezit.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128