"Coftina dhe i korruptuari"/ Qori: Berisha në burg, Rama në burg, e ka në dorë SPAK! Ne kemi në dorë të rrëzojmë sistemin e kalbur

Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se sistemi i vjetër politik "është kalbur" dhe po bie dhe se detyra e tyre si parti politike është të vijojnë të dalin në protesta.
Qori i quajti Ramën dhe Berishën një dyshe që bashkëpunojnë, duke e konsideruar Berishën "coftinë politike" dhe Ramën "të krimbur dhe të korruptuar".
"Qytetarët kërkojnë njëzëri dorëheqjen e qeverisë dhe kjo është kërkesë që do të vijojë edhe nesër, edhe pasnesër, detyra jonë është ti qëndrojmë kësaj kërkese. Ajo "Berisha në burg, Rama në burg" është kompetenca e SPAK. Por kërkesa për dorëhqjen e Ramës vjen nga populli, sikundër është anullimi i këtij projekti.
Ne si parti politike, kudo themi që ky projekt shkatërrimtar në Zvërnec dhe Rrjoll, ku po grabitet prona publike dhe private, të ndalohet ky proces një orë e më parë. Ata njerëz do të dalin aty pavarësisht se çfarë themi ne sepse është fryma e kohës. Në Shqipëri nuk ka një Napoleon që mishëronte frymën e kohës hipur mbi kalë. Ka një popull që kërkon për herë të parë me mesazhe kaq politike, diçka të tillë. Një masë kaq e madhe rinore dhe qytetarë të bukur edhe estetikisht, që kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe në burg Berisha dhe Rama, nuk ka ndodhur. Kjo tregon se sistemi i vjetër është i kalbur.
Berisha është coftinë politike, siç është Rama i krimbur dhe i korruptuar. Berisha sot ka treguar se është njësh me Ramën, në Zvernec, Rrjoll në të gjithë mbrapshtitë, për oligarkët vendas dhe të huaj. Janë bashkë për lidhjet e financimit të partive dhe kodin zgjedhor. Kemi një bashkëqeverisje Rama-Berisha. Këtë e mendojnë të gjithë ata që po dalin në shesh. Është detyra jonë që këtë mesazh ta përforcojmë", deklaroi Qori.
Po ndodh...
ide
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
Zombit përballë Gen Z!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128