“Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën, poetja: Unë jam në rol

Zgjedhja e aktorit Vis Pupa si i preferuari i publikut në spektaklin e të premtes, nuk ka gjetur mbështetje të fortë nga poetja Mimoza Ahmeti.
Poetja e ka shprehur edhe gjatë këtyre 3 ditëve mendimin e saj, ndërsa vetë Visi ka pranuar se çdo veprimi i tij ka qenë i mirëmenduar.
“Të gjithë njerëzit që janë rreth meje mund të kenë cilësi, sepse unë nuk kam dashur ti kem. Unë kam cilësi që i kam dhe jam krenar që i kam. Unë kam zgjedhur të jem në jetë ai që dua të jem. Di çfarë dua dhe mundohem të arrij gjërat e mia, pavarësisht se dukem mirë a keq, pa i hyrë njeriut në hak. Nëse dikush e vlerëson këtë gjë, është miku im, dikush që nuk e vlerëson vazhdon rrugën e vet, nuk ka asnjë gjë”, tha Visi.
Mimoza Ahmeti ka theksuar se ajo ka qenë në rol, ndërsa pas përfundimit të fermës shton se do vazhdojë jetën e saj normale.
“Unë nuk nxorra ndonjë njeri që do më ndjekë gjithë jetën. Unë do vazhdoj jetën time njësoj, si në arsim, edhe në familje. Unë kam qenë në rol. Nuk gjeta njeri këtu që të kaloj cakun e rolit”, tha Moza.
“Unë nuk kam asnjë gjë kundër teje dhe kundër asnjërit. Jemi njerëzit e zotit dhe çdo personazh ka të drejtën të jetojë. Nuk jam në konkurrencë me asnjë, por nga ana morale që kam hyrë , me atë që ndodhi e kam kryer misionin tim, dal që nesër”.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128