Barcelona humbet 'xhevahirin' e ekipit, koha e mungesës së Yamal
16 Dhjetor 2024, 21:19 / SPORT

Humbja kundër Leganes s'ka qenë i vetmi lajm i keq për Barcelonën e Hansi Flick. Mësohet se klubi katalanas ka humbur shërbimet e Lamine Yamal, i cili është dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për tre deri në katër javë.
Sulmuesi anësor u dëmtua pas gjysmë orë loje, por Flick nuk e zëvendësoi deri në minutën e 75-të çka mund të ketë shtuar peshën e dëmtimit në kyçin e këmbës.
Spanjolli do të humbasë ndeshjen me Atletico Madridin si edhe duelin ndaj Barbastros në Kupën e Mbretit. Ai pritet që të rikthehet ndaj Athletic Bilbaos më datë 8 janar në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Në rast se lëndimi e mban jashtë fushave për katër javë, atëherë Yamal do të rikthehej me gjasë për duelin ndaj Getafes më 19 janar 2025 në udhëtim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


