Atalanta triumfon me 2 gola ndaj Torinos, dëmtimi i Gjimshitit “prish” festën e bergamaskave

Atalanta regjistroi fitoren e nëntë në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet (2 humbje), duke mposhtur Torinon 2-0 në Bergamo dhe duke qëndruar fuqishëm në garën për zonën europiane të Serie A.
Edhe pse Atalanta mbetet aktualisht në vendin e shtatë, diferenca me gjashtëshen e parë është vetëm tre pikë.
Golat e De Ketelares dhe Pasaliç, i dhuruan fitoren e artë bergamaskëve. Por ajo ç’ka e prishi disi festën ishte dëmtimi i Gjimshitit në minutën e 44-t.
Nga ana tjetër, Torino humbi shansin për të fituar tre ndeshje radhazi në transfertë në Serie A për herë të parë që nga maji i vitit 2023.
Për sa i përket Ismajlit, ai u aktivizua titullar gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Asllani qëndroi sërish në stol. Në duelin e radhës Atalanta do të përballet me Pizën në transfertë, ndërsa Torino pret Romën.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
