Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet shoferi i “Benzit” në Fier
11 Janar 2026, 14:21 / AKTUALITET

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje me makinë një të moshuar.
Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë, ku 34-vjeçari, E.K, përplasi me “Benz” 60-vjeçarin E.P, i cili si pasojë humbi jetën në spitalin e Lushnjes.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier kanë arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
Nga Irena Beqiraj
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Nga Roland Lami
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
Nga Neli Demi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
