Përmbytjet katastrofike/ Rama fajëson shqiptarët: Lëshojnë si lopa bajgën mbeturinat në rrugë e lumenj…

11 Janar 2026, 13:03 / POLITIKË ALFA PRESS
Përmbytjet katastrofike/ Rama fajëson shqiptarët:

Sot kur shqiptarët kanë nevojë me shumë se kurrë për qeverinë e tyre, ndërhyrje dhe përgjegjshmëri prej, kryeministri Edi Rama vijon propagandën, duke u shfajësuar dhe nga ana tjetër duke fajësuar dhe fyer shqiptarët.

Në përpjekje për tē fshehu dështimet e qeverisë së tij qendrore dhe lokale, Rama në Pdcastin e kësaj të diele duke folur për shkaqet e përmbytjeve, fajësoi vetë qytetarët. Ai i quajti shqiptarët "lop" të cilët hedhim mbeturinat si bajga gjithandej. 

Rama: Po troç, ne si popull! Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim, emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë.

"Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithësecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, krim”, tha Rama.

Po ndodh...