“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Myrto Uzuni reagon pas akuzave pasi bleu hotelin në Palasë

11 Janar 2026, 13:49 / SPORT ALFA PRESS

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Myrto

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni njoftoi pak ditë më parë se i është futur biznesit. Vetë futbollisti e tregoi diçka të tillë në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës, emrin së cilit do t’ia vendosë “Uzuni Hotel”.

Të shumta kanë qenë kritikat dhe reagimet në lidhje me këtë lajm të “rrufeshëm” dhe të papritur. Shumë prej komentuesve dhe opinioni i gjerë publik janë shprehur se sulmuesi i Shqipërisë dhe Austin FC në SHBA po "pastron" lekët e tjetërkujt, të ardhura të cilat nuk janë të tijat.

Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Kam pasur mundësi të investoj edhe në Spanjë, por zgjodha Shqipërinë sepse e dua vendin tim. Ndoshta nuk jeni mësuar që futbollistët të investojnë, por unë besoj tek e ardhmja e vendit tim dhe dua të kontribuoj këtu. Pres që njerëzit të ndajnë dashurinë dhe mbështetjen për këtë vendim, sepse çdo investim që bëj është për Shqipërinë.


Akuzat dhe shpifjet për pastrim parash janë të pavërteta. Paratë e mia janë të deklaruara dhe nuk kanë asnjë lidhje me 'paga mesatare' - paga ime është publike dhe e njohur. Nuk kam nevojë të pastroj lekët e askujt. Respekt dhe dashuri për të gjithë! Myrto Uzuni

Po ndodh...