Denoncimi/ Bleu krahë pule të skaduara te Big Market Olimpiku: Këto produkte po na rrezikojnë fëmijët!

11 Janar 2026, 13:36 / AKTUALITET ALFA PRESS
Denoncimi/ Bleu krahë pule të skaduara te Big Market Olimpiku:

Një qytetare nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore.

Ajo ka dërguar një video ku tregon një produkt ushqimor të blerë në Big Market, konkretisht në degën e Olimpikut. Sipas saj, bëhet fjalë për “krahë pule krokante”, të cilat rezultojnë të skaduara.

Në mesazhin dërguar redaksisë, qytetarja shkruan se produkti në fjalë ka pasur datë skadence 1 janar, ndërkohë që blerja është bërë sot, më 10 janar.

Në videon e dërguar, ajo shprehet se produkti është blerë vetëm pak orë më parë dhe tregon qartë etiketën e datës së skadencës, duke theksuar se ky produkt ndodhej ende në frigoriferët e marketit. Ajo shpreh shqetësimin se produkte të tilla mund të përbëjnë rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët, dhe kërkon që të merren masa nga institucionet përkatëse.

Redaksia jonë e publikon këtë denoncim për verifikim dhe mbetet në pritje të një reagimi nga ana e subjektit në fjalë apo nga institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore./JOQ

Po ndodh...