Ndryshime në radhët e Policisë, drejtori i Durrësit pritet të kalojë në Korçë

11 Janar 2026, 11:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndryshime në radhët e Policisë, drejtori i Durrësit pritet

Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, pritet të transferohet në qytetin e Korçës.

Sipas BW, është bërë propozimi zyrtar për transferimin e Balës, ndërsa pritet firmosja e urdhrit përkatës nga autoritetet kompetente.

Vilson Bala aktualisht mban postin e drejtuesit të Policisë së Durrësit, ndërsa më herët, ai ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Operacionales.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi emrin e pasardhësit të tij në Durrës, ndërsa pritet që në ditët në vijim Policia e Shtetit të konfirmojë zyrtarisht transferimin dhe emërimet e reja.

Po ndodh...