Arteta i fiksuar me sulmuesin e Bayern, klubi gjerman kërkon 60 milionë euro

Edhe Arsenali i bashkohet garës për Kingsley Coman, i cili është afër fundit të aventurës me Bayern Munich.
PSG kërkon ta rikthejë në Francë, ndërkohë që Mikel Arteta është gati ta mirëpresë në skuadrën e tij.
Sulmuesi i majtë kërkon garanci aktivizimi te Gunners, ndërkohë që te Bayerni nuk e cilësojnë të pashitshëm. Dhe kërkojnë rreth 60 mln euro për kartonin e 28-vjeçarit.
Bavarezët janë gati të pranojnë edhe huazimin e francezit, por me kushtin që në marrëveshjen mes klubeve të aktivizohet detyrimi i blerjes së tij nga Arsenali në verën e ardhshme.
Coman, autor i 57 ndeshjeve dhe 8 golave me “Gjelat” e Deschamps, është pjesë e Bayernit prej gushtit të vitit 2015. Dhe gjatë këtyre viteve ka fituar plot 19 trofe me rekordmenët e futbollit gjerman.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

