Arrihet marrëveshja, Ederson transferohet te Manchester United

22 Maj 2026, 23:52 / SPORT ALFA PRESS

Arrihet marrëveshja, Ederson transferohet te Manchester United

Është mbyllur marrëveshja për kalimin e mesfushorit Éderson nga Atalanta te Manchester United, në një operacion me vlerë rreth 50 milionë euro.

27-vjeçari brazilian, i cili mbush 27 vjeç në muajin korrik, kishte kontratë me klubin bergamask deri në vitin 2027, por kishte komunikuar më herët dëshirën për të mos e rinovuar marrëveshjen, duke hapur kështu rrugën e largimit të tij.

Ederson largohet pas katër sezonesh me fanellën e Atalantës, ku regjistroi në total 180 paraqitje, duke shënuar 16 gola dhe dhënë 6 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të mesfushës së skuadrës.

Në këtë sezon, mesfushori ka qenë gjithashtu mjaft aktiv, me 41 ndeshje të luajtura, 3 gola dhe 2 asistime, duke ruajtur një nivel konstant para transferimit të tij në Premier League.

Për shërbimet e tij ishte interesuar edhe Atlético Madrid, por në fund Manchester United ka fituar garën për nënshkrimin e brazilianit, duke siguruar një përforcim të rëndësishëm për mesfushën e tij për sezonin e ardhshëm.

Po ndodh...