Zjarr në Panaja të Vlorës, rrezikohet parcela me ullinj

22 Maj 2026, 19:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr në Panaja të Vlorës, rrezikohet parcela me ullinj

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e fshatit Panaja në Vlorë, ku flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët po avancojnë drejt kodrave dhe parcelave me ullishte, duke rrezikuar sipërfaqe të konsiderueshme.

Situata paraqitet e vështirë edhe për shkak të terrenit të thyer, i cili sipas raportimeve, po pengon ndërhyrjen normale të forcave zjarrfikëse.

Ndërkohë, era e fortë vijon të favorizojë avancimin e flakëve, duke shtuar rrezikun për zona të tjera me bimësi dhe ullinj në afërsi të fshatit.

Po ndodh...