EMRI/ Mbytet në brigjet italiane i riu shqiptar

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Cadimare të Italisë, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën teksa po notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve.
Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, 22 vjeç, i cili sipas mediave italiane do të festonte 23-vjetorin pas pak javësh.
Raportohet se i riu kishte hyrë për herë të parë këtë sezon në det. Ai kishte lënë sendet personale pranë bregut dhe ishte futur për të notuar, por vetëm pak minuta më vonë ka pësuar një kolaps në ujë.
Një grua që ndodhej pranë zonës ka vënë re trupin e tij duke lundruar rreth 50 metra larg bregut dhe ka ngritur menjëherë alarmin. Dy të rinj janë hedhur menjëherë në det dhe kanë arritur ta nxjerrin 22-vjeçarin në breg.
Ekipet mjekësore kanë tentuar për afro një orë ta rikthejnë në jetë, por pavarësisht përpjekjeve intensive, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Autoritetet italiane kanë bërë identifikimin e viktimës përmes dokumenteve dhe sendeve personale të gjetura në breg.
Sipas mediave italiane, dyshohet se shkak i tragjedisë mund të ketë qenë një mbingarkesë fizike gjatë notit në ujërat ende të ftohta të gjirit italian.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128