‘Beteja’ për Dhomën e Avokatisë Tiranë, Klodjan Skënderaj fiton garën

22 Maj 2026, 23:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Beteja’ për Dhomën e Avokatisë Tiranë,

Klodjan Skënderaj fitoi garën për drejtues të Dhomës së Avokatisë Tiranë. Pjesëmarrja në këto votime ishte 774 avokatë nga 1910 anëtarë të Dhomës. Klodian Skënderaj fitoi me 569 vota nga 774 votues në total.

Avokati dhe pedagogut Klodjan Skënderaj është një figurë e njohur në fushën e jurisprudencës dhe të drejtës penale. Skënderaj ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Gjenovës në Itali në vitin 2005, me rezultate maksimale 110/110. Prej rreth 15 vitesh ai ushtron profesionin e avokatit.

Në vitin 2014 ai ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e procedurës penale, ndërsa që prej vitit 2016 mban titullin “Profesor i Asociuar”. Nga viti 2008 është pedagog i lëndës “Procedurë Penale” në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa prej vitit 2015 ligjëron edhe lëndën “Ekzekutimi i Vendimeve Penale”.

Skënderaj është autor i monografisë “Ekzekutimi i Vendimeve Penale”, një botim i përdorur nga studentët dhe profesionistët e sistemit të drejtësisë. Ai ka qenë gjithashtu ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës gjatë viteve 2018-2021 në Programin e Trajnimit Vazhdues, si dhe është angazhuar në projekte të ndryshme ligjore me fokus procedurën penale dhe të drejtën materiale.

Nga shtatori 2020 deri në shtator 2024, ai ka qenë anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Përveç aktivitetit akademik, Skënderaj është autor i dhjetëra punimeve dhe artikujve shkencorë të prezantuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Në profesionin e avokatit ai ka përfaqësuar edhe çështje të rëndësishme me profil të lartë

Po ndodh...