Humbi kontaktet me familjen, çfarë dihet për fatin e Olimbi Kapllanit?

22 Maj 2026, 21:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Humbi kontaktet me familjen, çfarë dihet për fatin e Olimbi

Në vitin 1999, familja Kapllani humbi çdo gjurmë të vajzës së tyre, Olimbi Kapllanit. Ajo u largua me skaf drejt Italisë, së bashku me një djalë. Pak ditë më vonë, familja u përballe me një lajm tragjik: skafi ishte mbytur.

Nga ngjarja u gjet vetëm trupi i djalit, i cili u soll në portin e Vlorës. Arkivoli u vulos nga autoritetet dhe nuk u hap kurrë dhe që prej asaj dite, fati i Olimbi Kapllanit mbetet i panjohur.

Vitet kaluan, por misteri vetëm u thellua. Familja ka marrë shpesh informacione të shpërndara dhe të pakonfirmuara, dikush thotë se e ka parë në Berat, një tjetër pretendon se e ka parë në Itali, në shoqërinë e një personi të huaj, ndërsa një tjetër dëshmi e vendos në Athinë. Asnjë gjurmë nuk është verifikuar, por shpresa ka mbetur gjallë.

Sot, kunata e Olimbis kërkon sërish ndihmë, për hir të bashkëshortit të saj, vëllait të Olimbis  që pas më shumë se 25 vitesh ende kërkon motrën.

Sipas pretendimeve të familjes, para largimit, jeta e Olimbis nuk ka qenë e lehtë. Familjarët tregojnë se fillimisht nena e saj e kishte fejuar me një person, më pas fejesa u prish, dhe marrëdhëniet në shtëpi u tensionuan rëndë.

Po sipas pretendimeve të tyre, në vitin 1999, Olimbia u nxor fillimisht në rrugë dhe pastaj u shit nga nena për 30 mije leke.

Të afërmit kërkojnë informacion që mund të ndihmojë për ta mbyllur këtë plagë të hapur prej gati tri dekadash.

E fejoi më përpara me një djalë në Tiranë, e ndau dhe e nxori në rrugë dhe e Shiti. U fejua në moshën 14-15 vjeç pa dëshirën e saj, sepse vendoste nëna. Olimbia ishte më e vogla nga të gjitha fëmijët.

Dhe me motrën tjetër po të njëjtën gjë ka bërë. Fejesën e prishi po e ëma. Vjehrri jeton, babai i Oimbisë thotë se nuk pata mundësi që ta merrja në shtëpi sepse ishte me njerkë dhe nuk donte që të merrte një fëmijë në shtëpi.

Djalin e mori në Vlorë, të fejuar ishin atje dhe jetonin me qera, qëndroi e fejuar rreth një vit. Dhe nëna e nxiti të ndahej. Nga sa më kanë treguar sepse nuk isha nuse ende në atë kohë në familje, siç më kanë thënë ishin një grup trafikantësh, me këtë çunin.. Nëna e shiti për 30 mijë lekë të vjetra për një thes miell”, treguar ajo.

Gjithashtu ajo ka rrëfyer momente tronditëse të asaj ngjarjeje të 30-31 dhjetorit të vitit 1999, ku ishin nisur drejt Italisë me gomone.

“Është nisur drejt Italisë me gomone, ishin dy gomone që trafikonin dhe këta e kanë marrë vesh në 2 janar të vitit 2000 kur u dha si lajm  që u mbytën dy gomone në Otranto. Një polic i thotë vjehrrit, të të rrojnë fëmijët që ke sepse janë mbytur.

Dhe pas një 1-2 ditësh u gjet trupi i djalit, arkivoli i atij djalit nuk u hap. Në gomone mund të kenë qenë rreth 15 persona tek njëra dhe 15 tek tjetra…Polici, vjehrrin e përcolli me këto fjalë, të të rrojnë fëmijët që ke sepse të tjerët janë mbytur. Vjehrra kishte shkuar dhe ata të djalit e kishin përzënë”, rrëfen kunata.

Po ndodh...