Anglia e goditur nga një valë dëmtimesh, trajneril fton lojtarë të tjerë para ndeshjes me Shqipërinë

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka humbur shërbimet e dy lojtarëve që ai dëshironte të shihte në veprim në ndeshjet ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, në kualifikueset e Botërorit 2026. “Tre luanët” kanë siguruar vendin e parë dhe biletën për në aktivitetin e vitit të ardhshëm, ndaj trajneri po planifikon që të shohë edhe emra të rinj në veprim në këto dy sfida, për të pasur ide të qartë për ekipin që do të marrë me vete në SHBA.
Megjithatë, Entoni Gordon dhe Nik Pop janë tërhequr nga lista e të grumbulluarve për shkak të dëmtimeve në fundjavë në radhët e Njukasëll.
Ndërkohë, Mark Guehi është paraqitur në grumbullim, por lojtari i Kristal Palas do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve të cilët nuk kanë vendosur ende nëse rikuperohet në kohë të paktën për ndeshjen në Tiranë.
Kësisoj, trajneri Tuhel sot ka ftuar te Anglia dy emra të tjerë për të plotësuar radhët e skuadrës. Trevor Çelobah i Çelsit dhe Xhejms Traford i Mançester Sitit, i janë bashkuar “tre luanëve” dhe do të jenë në dispozicion për dy ndeshjet.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
