12 milionë euro për Ernest Muçin, Trabzonspori tundohet nga oferta e bujshme
22 Mars 2026, 12:59 / SPORT

Ernest Muçi po spikat me Trabzonsporin, ndërsa së fundmi është zbuluar një prapaskenë e bujshme.
Klubit turk i janë ofruar 12 milionë euro në merkaton e dimrit, për të blerë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese.
Ky lajm është konfirmuar nga Hasan Tunçel, që punon si gazetar sportiv dhe ndodhet pranë Trabzonsporit. Kujtojmë se Muçi është i huauzar nga Beshiktashi.
Trabzonspori gëzon të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit. Më pas mund ta shesë. Ky duket edhe skenari më i mundshëm për 25-vjeçarin.
Ylli i Shqipërisë regjistron 29 paraqitje deri tani me Trabzonsporin, ndërsa ka shënuar 13 gola dhe asistuar tetë të tjerë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
