“Ajo është Monika e çizmes në Parlament”/ Gazetarja komenton Kryemadhin në Big Brother VIP: Është origjinale

E ftuar në “S’e Luan Topi”, gazetarja Alba Alishani ka komentuar edhe Monika Kryemadhin në rolin e opinionistes së Big Brother VIP 5.
Gazetarja është shprehur se Kryemadhi nuk ka ndryshuar dhe nuk ka pësuar asnjë transformim, duke qëndruar origjinale dhe se kërkon t’i japë qartë mesazhet e saj.
“Profilet janë krejt të ndryshme. Rolet janë krejt në opozitë me njëri-tjetrin. Megjithatë, ajo është shumë origjinale, sepse duke e njohur personalisht dhe duke pasur një ide subjektive përtej kamerës për znj. Kryemadhi, unë shoh që ajo nuk ka pësuar transformim.
Ajo është Monika e çizmes në Parlament dhe është Monik e opinionisstes në Big Brother. Nuk i mungon karizma. Është popullore në retorikë po ta shohësh, nuk përpiqet të jetë komplekse dhe e komplikuar, kërkon t’i japë qartë mesazhet, njësoj si në politikë.
Më qartë se me çizmen, nuk ka ku të shkojë. Kështu që unë nuk e shoh si personazh të transformuar, sepse ka njerëz që kur ndryshojnë pozicion, pra nga politika në show, i japin një komoditet vetes. Por ajo ka qëndruar ekuivalente”, u shpreh gazetarja.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128