EMRI/ Policia i gjeti pistoletën brenda xhupit, shpallet në kërkim 21-vjeçari! Arrestohen 5 shokët e tij

22 Mars 2026, 12:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Policia i gjeti pistoletën brenda xhupit, shpallet në

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnjë, pasi lëvizte i armatosur në qytetet. Policia bën me dije se pas marrjes së informacionit, kanë shkuar në lokalin ku dyshohej se i riu Marlind Sulo dhe kanë ndërhyrë për arrestimin tij.

Efektivët kanë gjetur në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Policia ka shpallur në kërkim të riun, i cili ishte larguar pak minuta më parë për në një berberhane dhe do kthehej përsëri.

Ndërsa më pas, janë arrestuar edhe 5 shokët e tij Eri Kasapi, Saviol Shehu, Gledion Mullaj, Helio Toli, dhe Lusian Sulo, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Lëvizte i armatosur në qytet, shpallet në kërkim një 21-vjeçar.

Arrestohen 5 të rinj, shokë të 21 vjeçarit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri në qytet, dhe se ndodhej në një lokal bashkë me disa shokë të tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar lokalin, një bar-kafeje në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohej se ndodhej shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë për arrestimin tij.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë gjetur në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi i personit që posedonte xhupin dhe armën e zjarrit , konkretisht shtetasi  M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte larguar pak minuta më parë për në një berberhane dhe do kthehej përsëri.

Po në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E. K., 20 vjeç, S. Sh., 24 vjeç, G. M., 21 vjeç, H. T., 20 vjeç dhe L. S., 22 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë, të cilit ishin në një tavolinë me shtetasin M. S, dhe nuk treguan se kujt i përkiste xhupi dhe arma duke penguar Policinë në veprimet e saj.

Po në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. S , u gjet municion luftarak (fishekë).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë, municioni luftarak, 1 automjet dhe 5 aparate celularë.

Vijon puna për kapjen e 21 vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të 5 shtetasve të arrestuar, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit M. S., të shpallur në kërkim.

 

Po ndodh...

ide