“Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur”/ Letra e nënës së Inës në “Fan Club”: Publikut dua t’i them…

Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një letër në emisionin “Fan Club”, e cila u lexua nga moderatorja Kiara Tito.
Në mesazhin e saj, ajo shprehet se nuk ka nevojë të flasë me zë të lartë, pasi “mjafton zemra”.
Në letër, nëna e banores thekson se vajza e saj është pikërisht ashtu siç e ka rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe dobësi.
Në fund të mesazhit, ajo i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes me fjalët dhe gjykimet, duke kujtuar se pas çdo banori që shfaqet në ekran qëndron një familje që ndjen, që pret dhe që lutet.
“Si nënë, sot nuk kam nevojë të flas me zë të lartë. Mjafton zemra. Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe me dobësi. Jo perfektë, por njerëzore. Dhe për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft.
Publikut dua ti them vetëm kaq, pas çdo banori ka një familje që ndjen, pret dhe lutet. Pas vajzës sime jam unë, një nënë që mëson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë edhe kur sprovohen. Faleminderit kujtdo që e sheh me zemër të hapur, që e mbështet dhe që e kupton se kjo është një lojë por njerëzit brenda saj janë të vërtetë. Ju faleminderit”, shkruhet në letrën e dërguar nga nëna e Inës.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128