Aksident në Lushnje, shoferi i “BMW” përplas një kalë! Përfundon në spital gruaja e tij

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat – Lushnje, ku një mjet tip “BMW” është përplasur me një kalë që ka dalë papritmas në rrugë.
Për shkak të përplasjes, kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.
Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin, duke e bërë përplasjen të pashmangshme. Përveç dëmit të madh tek kafsha, BMW-ja ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Ky aks rrugor nacional, që lidh Lushnjen me Grabjanin dhe Çermën, është veçanërisht i rrezikshëm në kushtet e errësirës.
Në të dyja anët e rrugës ka barriera hekurash, por ato nuk e pengojnë kalimin e kafshëve, duke krijuar rrezik të lartë për aksidente.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128