Përfituesit nga amnistia/ Kriteret e atyre që përfitojnë, vetëm 4 të mitur dhe 9 gra lirohen në listën e 447 të burgosurve

Megjithëse në këtë relacion shpjegues për amnistinë aprovuar nga qeveria përmendet se projektligji ka në vëmendje të veçantë gratë dhe të miturit, faktikisht rezulton se kjo kategori do të përfitojë më pak krahasuar me të burgosurit e tjerë.
Do të lirohen vetëm 4 fëmijë dhe vetëm 9 gra nga 447 të dënuar që siç është pranuar zyrtarisht do të lirohen, pasi projektligji i amnistisë 2025 u miratua dhe kaloi për diskutim në komisionet parlamentare.
5 janë gra që përfitojnë ulje dënimi dhe 2 fëmijë nga 853 të burgosur të tjerë që do tu zbritet dënimi
Në institutin e të miturve në Kavajë mbahen 27 fëmijë, më i madhi 18 vjeç. ata janë për vepra të rënda duke nisur nga grabitjet me dhunë, vrasje dhe plagosje
Por numri më i madh i të miturve që pritet të fitojnë janë ata nën shërbim prove dhe që nuk janë në burg. Ndërkohë që pranohet në draft se kjo përparësi jepet për t’iu dhënë mundësi për riintegrim më të shpejtë. Nga studimi i draftit që TCH Channel kreu krahasuar me kodin penal rezulton se fitojnë qindra të tjerë që janë kallëzuar, janë nën hetim apo gjykim për krime që parashikohet dënimi deri në 3 vite burgim.
Konkretisht mjekët e dyshuar për mjekim të pakujdesshëm, gra që u akuzuan dhe janë nën hetim për prostitucion, hajdutët, ata që kryen korrupsion në sektorin privat, kontrabandistët, ata që fshehën të ardhurat, që nuk paguan energjinë elektrikë.
Po ashtu qytetarët që kanë shmangur taksat, falsifikatorët, ata që kryen krime mjedisore pa pasoja në jetë, shpifësit dhe ata që fyen, ata që kundërshtuan policinë, që ushtruan ndikim të paligjshëm dhe të gjithë ata që protestuan gjatë 2025 me çdo formë ose duke bllokuar rrugët ose duke manifestuar veprime ndaj uniformave blu.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
