Taylor Swift shpërblen stafin e çmimeve Grammy me para: Faleminderit për gjithë punën tuaj të palodhur

12 Shkurt 2025, 19:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Taylor Swift shpërblen stafin e çmimeve Grammy me para: Faleminderit

Taylor Swift ka shpërblyer stafin që punonte në prapaskenë në  çmimet Grammy.

Këngëtarja e “Shake It Off” u pa në një video të postuar në X duke ecur teksa iu kthye për t’u thënë katër punonjësve: “Faleminderit shumë për gjithë punën tuaj të palodhur”.

Më pas ajo u shpërndau para punonjësve të shërbimit.

Swift  u shfaq në humor të mirë, pavarësisht se nuk fitoi në asnjë nga gjashtë kategoritë për të cilat ishte nominuar më 2 shkurt.

Ndërkohë artistja e famshme është komentuar shpesh për veprime të tilla.

 

Po ndodh...