Ikja e papritur/ Ndërron jetë publicisti dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja

19 Mars 2026, 11:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ikja e papritur/ Ndërron jetë publicisti dhe analisti i njohur Namir

Një lajm tejet i keq vjen për medien, aktivizmin politik dhe intelektualët idealistë. Publicisti, gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik.

Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak në gjumë.

Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar tronditje tek të gjithë, ku Lapardhaja është vlerësuar për profesionalizmin dhe integritetin.

Alfapress.al ku Lapardhaja ka qenë bashkupëpunëtor prej vitesh, i shpreh ngushëllime të afërmve, miqve dhe të gjithë dashamirësve të tij.

Po ndodh...