Aksidenti i rëndë i mori jetën, del foto: Ky është punonjësi i burgjeve në Drenovë që dha frymën e fundit ditën e djeshme

19 Mars 2026, 08:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti i rëndë i mori jetën, del foto: Ky është

Është publikuar ditën e sotme fotoja e punonjësit të burgjeve në Drenovë, Krenar Çekiçi, 45-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme pas aksidentit rëndë rrugor të ndodhur në aksin Korçë–Maliq.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme e cila është siguruar nga JOQ, ky është Krenar Çekiçi i cili mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes së makinës me të cilën ai udhëtonte, me një tjetër mjet.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 45-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe dha frymën e fundit në duart e bluzave të bardha. 

Siç raportuam dhe ditën e djeshme, viktima është punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë.

Sakaq, polica bën me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Po ndodh...