Fitorja në Londër nuk mjafton, Atletico eliminon Tottenhamin dhe bëhet gati për ‘derbin’ spanjoll me Barcelonën në çerekfinale

Tottenham mori fitoren e parë me Igor Tudor teksa mundi Atletico Madrid me rezultatin 3-2, një fitore kjo që nuk i shërben për të evituar eliminimin pasi skuadra spanjolle është ajo që kalon në çerekfinale, por që mund ta ndihmojë për moralin për pjesën e mbetur të sezonit.
Tottenham e mbylli pjesën e parë të sfidës me avantazhin 1-0 me golin e shënuar nga Kolo Muani në minutën e 30. Por pas pushimit të ndeshjes, Atletico Madrid barazoi shifrat në 1-1 me golin e Julian Alvarez.
Kundërpërgjigjja e Hotspurs ishte shumë e shpejtë pasi Xavi Simons shënoi për skuadrën e tij duke i dhënë avantazhin 2-1.
Por Atletico Madrid reagoi sërish dhe barazoi shifrat në 2-2 me golin e David Hancko në minutat shtesë Xavi Simons me penallti i dha fitoren 3-2 Tottenhamit që tani do të fokusohet te mbijetesa në Premier League, ndërsa Los Colchoneros tani i pret një tjetër përballje me Barcelonën në një duel ku skuadra katalanase do të kërkojë revanshin për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

