Miqësorja e Kombëtares U21 me Uzbekistanin, trajneri Bushi publikon listën e 24 futbollistëve të grumbulluar me 6 hyrje të reja

19 Mars 2026, 11:31 / SPORT ALFA PRESS

Miqësorja e Kombëtares U21 me Uzbekistanin, trajneri Bushi publikon

Kombëtarja shqiptare e U21 do të luajë një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Uzbekistanit në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U21 të vitit 2027.

Kuqezinjtë e vegjël do të nisin përgatitjet ditën e diel në Antalia të Turqisë, aty ku do të luhet edhe kjo sfidë miqësore me trajnerin trajneri Alban Bushi që  ka grumbulluar 24 lojtarë.

Në listën e publikuar bie në sy prania e 6 futbollistëve që grumbullohen për herë të parë në kombëtaren U21 dhe bëhet fjalë për: Skander Tahri, Ammar Asani, Ergis Arifi, Benjamin Dibrani, Eron Gojani dhe Olsi Myrta.

Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar:

Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Skander Tahri

Mbrojtës: Enes Osmani, Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Diar Vokrri

Mesfushorë: Ammar Asani, Ergis Arifi, Benjamin Dibrani, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti

Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Eron Gojani, Olsi Myrta, Rrok Toma, Ermir Rashica.

Miqësorja e Kombëtares U21 me Uzbekistanin, trajneri Bushi publikon

 

Po ndodh...