Mateo ka menduar të lërë “BBVA”?

Mateo Borri ka dhënë së fundmi një intervistë për “Big Brother Radio”, ku ka folur për përjetimet e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe rrugëtimin që e ka çuar deri në finale.
I ftuar nga ish-konkurrentja Heidi Baci, Mateo ka ndarë detaje mbi eksperiencën e tij gjatë këtij sezoni, duke u shprehur se gjithçka ka qenë intensive dhe e papritur që nga hyrja në lojë. Ai aktualisht është përzgjedhur si finalisti i dytë i këtij edicioni, një moment që sipas tij ka ardhur si rezultat i gjithë rrugëtimit të tij brenda shtëpisë.
Gjatë intervistës, Borri ka komentuar edhe raportin e tij me Brikena Selmanin, si dhe momentin e dasmës që ata zhvilluan brenda programit, një nga episodet më të komentuara të sezonit. Ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për marrëdhënien e tyre aktuale, por ka lënë të kuptohet se eksperienca ka qenë e fortë emocionalisht.
Një tjetër moment që ai ka kujtuar gjatë bisedës ka qenë dëshira për të dalë nga loja në ditët e para. Mateo u shpreh se në natën e parë ka menduar seriozisht largimin, pasi nuk e kishte pritur formatin dhe hyrjen në “akuarium”, siç e quajti ai shtëpinë. Sipas tij, e gjitha lidhej me ndjesinë e ambientit të mbyllur dhe presionin e menjëhershëm të lojës.
“I vetmi moment që kam thënë të dal jashtë ka qenë dita e parë, natën e parë, sepse nuk e prisja të hyja në atë ambient,” u shpreh ai.
Finalja e madhe e këtij edicioni pritet të zhvillohet të shtunën, ku do të vendoset edhe fituesi i këtij sezoni të Big Brother VIP.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128