Salianji u kundërpërgjigjet akuzave të Berishës: Ai është "non grata" në SHBA dhe Britani, për shkak të lidhjeve me krimin!

15 Prill 2026, 22:09 / POLITIKË ALFA PRESS
Salianji u kundërpërgjigjet akuzave të Berishës: Ai

Në emisionin “Trialog” në RTSH, ish deputeti Ervin Salianji ka bërë deklarata të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke rikthyer në vëmendje statusin e tij “non grata” në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Salianji u shpreh se vendimet për shpalljen “non grata” lidhen me akuza për lidhje me krimin dhe përdorim të tij për influencë politike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me ankimimet përkatëse. Kjo kundërpëgjigje vjen pasi këtë tē mërkurë, Berisha, e akuzoi nga Berati për lidhje me Suel Çelēn dhe Ergys Agasin.

“Deri tani e kam shmangur nga debati publik, por të vërtetat duhen thënë, Sali Berisha është non grata në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, tek vendim marrja e gjykatës, të Britanisë së madhe për ankimimin që ka bërë të home office që Sali Berisha është non grata për shkak të  lidhjeve me krimin dhe për shkak të përdorimit të krimit për influencë politike. Për Suel Celën ka pasur akuza nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi në atë kohë që kërcënonte njerëz për të marrë partinë Sali Berisha. Duhet të pyes tek njerëz që rri shumë afër për Ergys Agasin dhe pse deri në momentin që është shpallur në kërkim nuk përmendej në asnjë media që ka linjë editoriale pro Sali Berishës”, u shpreh Salianji.

Në të njëjtën kohë, Salianji ngriti pikëpyetje për qëndrimin e Partia Demokratike lidhur me çështjen e Porti i Durrësit, duke aluduar për lidhje të mundshme me grupe kriminale.

Nga ana tjetër, reagimet kundërshtuese i cilësuan këto deklarata si shpifje të rënda dhe të motivuara politikisht, duke i konsideruar ato si pjesë të tensioneve të brendshme dhe garës politike në vend.

“Porti i Durrës, përse nuk partia Demokratike atje, bën ndonjë deklaratë sepse janë të lidhur me grupet kriminale dhe për të bërë pis cilido. Këta janë persona në kërkim dhe qëndrojnë në drek me mua, kush i lë këta? Kjo është një shpifje e pastër në kufijtë e shpartallimit të gjendjes mendore për shkak të hallit që ka nga gara”, tha ai.  

Po ndodh...

ide