Salianji: Sali Berisha është i izoluar brenda dhe jashtë vendit, unë kam kontakte me ndërkombëtarët

15 Prill 2026, 22:32 / POLITIKË ALFA PRESS
Salianji: Sali Berisha është i izoluar brenda dhe jashtë vendit,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka deklaruar se kreu i kësaj force politike, Sali Berisha, është i izoluar si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Gjatë një interviste në emisionin “Trialog” në RTSH, Salianji u shpreh se Berisha nuk ka asnjë kontakt me përfaqësues ndërkombëtarë dhe se, sipas tij, në Partinë Demokratike nuk shkon asnjë ambasador.

Ai theksoi se vetë ka kontakte me faktorët ndërkombëtarë, duke e konsideruar këtë një fakt, ndërsa akuzoi Berishën se po e mban peng Partinë Demokratike për interesa personale.

“Sali Berisha nuk ka asnjë kontakt, në Partinë Demokratike prej Sali Berishës nuk vjen asnjë ambasador unë kam kontakte më të gjithë faktorët ndërkombëtar dhe ky është fakt. E mban peng Partinë demokratike dhe në këtë dimension, ky është i izoluar nga shoqëria, nga faktori ndërkombëtar, izoluar nga demokratët se nuk bën dot takime dhe nga ana tjetër e mban peng PD për interesa të veta”, u shpreh Salianji.  

Po ndodh...

ide