U godit me sende të forta në kokë, dhunohet drejtori i AKU Shkodër, detajet e para

21 Maj 2026, 22:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

U godit me sende të forta në kokë, dhunohet drejtori i AKU

Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar sot në mbrëmje nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në lagjen "Rus" në qytetin e Shkodrës.

Kreu i AKU është goditur me sende të forta në kokë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.

Po ndodh...