“SHBA dhe BE, në një linjë për luftën kundër korrupsionit”, Shehaj: SPAK nuk bën show, Rama mund të përfundojë në qeli!
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka komentuar situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit me fjalimin e kandidatit të SHBA si ambasador në Tiranë dhe raportin IBAR të BE.
Në “Kjo Javë” të autores dhe moderatores Nisida Tufa në News24, ai u shpreh se SHBA dhe BE janë në një linjë sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe mbështetjen ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Ai ka shtuar se puna e bërë deri tani në luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta qeverisëse, nuk është e përkryer, por se janë bërë zhvillime të rëndësishme. Ai ka kujtuar rastin “Balluku”, “Veliaj”, “Beqaj”, etj, ndërsa shtoi se sot nuk e sheh më të pamundur që në qeli të përfundojë një ditë edhe kryeministri Edi Rama.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Shehaj: Fatmirësisht mesazhi dhe qendrimet janë të njëjta, SHBA është në krah të SPAK dhe kundër korrupsionit. U hodhën poshtë zërat pranë qeverisë që thonin ikën amerikanët. E vërteta është që vëmendja e SHBA dhe BE edhe me dokumentin IBAR tregon që ka një vëmendje maksimale në luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen e SPAK. Për mua SPAK nuk është i përkryer, por për 35 vite ka pasur pandëshkueshmëri, për mendimin tim tashmë gjërat kanë ndryshuar.
Lubonja: Ballukut nuk iu hoq imuniteti dhe krimi nuk është sprapsur, janë në ekspansion,. Nuk tremben fare
Shehaj: Fakti që nuk tremben nuk është argument. Isha unë në Kuvend kur nisën me Beqajn dhe të tjerë që nuk ishin të rëndësishëm aq nga sa pamë më vonë, thamë është fillimi nuk është ende drejtësi. Tashmë nuk jemi më në fazën e show. Veliaj është kryetar bashkie në detyrë dhe ka 2 vite në burg. Jam i bindur se këtu do të marrë fund pandëshkueshmëria. Nëse mendoja para një viti që Rama mund të shkonte në gjyq apo të përfundonte në burg, sot mendoj që kjo është e mundur.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128