Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit Ardian Hajdari

21 Maj 2026, 22:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit Ardian

Gjykata e Lartë ka pushuar çështjet e mëparshme ndaj Ardian Hajdari, i cili ishte dënuar për mosdeklarim pasurie.

Ish-gjyqtari i vettingut kishte paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të dënimit.

Trupa gjykuese me relator gjyqtarin Gent Shala vendosi prishjen e vendimeve të mëparshme dhe pushimin e gjykimit të çështjes, pa e kthyer atë për rishqyrtim në gjykatat më të ulëta.

Hajdari u kallëzuar penalisht në SPAK për “Falsifikim dokumentash” dhe “Fshehja e të ardhurave” në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Ai u gjykua për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Në vendimin final gjykata vendosi pushimin e akuzës për veprën tjetër penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe e dënoi ish-anëtarin e KPA-së vetëm për veprën penale të fshehjes së pasurisë.

Po ndodh...