Sallatë me panxhar, shegë dhe lakër të kuqe
27 Dhjetor 2025, 08:20 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 kokë e vogël lakër e kuqe
2–3 karrota
2–3 panxharë të gatuar
1 tufë majdanoz
1 shegë
4–5 lugë vaj ulliri
Lëngu i 1–2 limonëve
Kripë, piper i zi
Bullgur sipas dëshirës (opsionale)
Përgatitja:
Grijmë lakrën e kuqe hollë, karrotat i presim në shirita më pas në kubikë, ndërsa panxharin e kemi zier më parë dhe prerë në feta. Në një tas të madh bashkojmë të gjithë përbërësit, shtojmë majdanozin e grirë hollë dhe kokrrat e shegës. Shtrydhim limonin në një tas të vogël, shtojmë vaj ulliri, kripë, e përziejmë mirë dhe e hedhim sipër sallatës. Sipas dëshirës sallatën mund ta pasurojmë dhe me pak bullgur të zier.
Receta nga Zonja Albana/Report TV
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



