Mjekët e Spitalit të Traumës thirrje qytetarëve: Mos abuzoni me alkoolin, kujdes fishekzjarret!

Me afrimin e Vitit të Ri, mjekët e Spitalit Universitar të Traumës bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë festave, duke paralajmëruar për rritjen e aksidenteve rrugore, dëmtimeve nga fishekzjarret dhe pasojave të konsumit të tepruar të alkoolit.
Në një video-mesazh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, stafi mjekësor thekson se çdo vit gjatë periudhës festive shtohet ndjeshëm numri i traumave dhe aksidenteve.
Ervin Sulaj, shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, apelon për më shumë përgjegjësi në drejtimin e mjeteve, ndërsa Agustin Suma, shef i Urgjencës, njofton se shërbimi i traumës dhe urgjencës është në gatishmëri 24 orë për çdo emergjencë.
Ndërkohë, mjekja okuliste Leodita Gjana paralajmëron për rrezikun që sjell përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarreve, sidomos për dëmtimet e syve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se spitalet dhe urgjenca do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë ditëve festive, veçanërisht më 31 dhjetor dhe 1–2 janar.
Kujdesi juaj mund të shpëtojë jetë: drejtoni me përgjegjësi, përdorni fishekzjarret me kujdes dhe konsumoni alkool me masë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
