Rama flet në Gjermani për Protestën dhe fut në lojë Berishën: Dikur në atë bulevard janë vrarë njerëz!

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga forumi europian i inovacionit dhe sipërmarrjes, ku po merr pjesë si drejtues i qeverisë shqiptare, se ai i ka dëgjuar dhe i konsideron shqetësimet e protestuesve në Tiranë, të cilët prej më shumë se një muaji mblidhen nën zyrën e tij. Por ashtu siç ka bërë gjithmonë ai ka futur në lokë Sali Berishën për të relativizuar përgjegjësitë e tij në qeverisje.
Nga Düsseldorfi, Edi Rama u tha të pranishmëve se po përpiqet me shumë kujdes të kuptojë mesazhin e tubimit qytetar, jo duke numëruar njerëzit që marrin pjesë në të, por duke dëgjuar shqetësimet e tyre, por ai u kujtoi protestuesve dhe pikërisht në bulevardin ku mblidhen çdo ditë për ti kërkuar atij dorëheqjen, në vitin 2011, garda e ish-kryeministrit Berisha ka vrarë 4 protestues paqësorë.
"Si kryeministër, e konsiderojë këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë, por duke u përpjekur të dëgjojë shqetësimet e njerëzve.
Në të njëjtin bulevard ku protestojnë flamingot, kishim njerëz që u vranë, protestues që humbën jetët, jo shumë kohë më parë. Ajo që dua të them është se pas protestës, (së flamingove) u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq.
Miliona njerëz që nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri u ndikuan nga algoritmi, u shtrembërua realiteti përmes optimizimit. Algoritmi nuk ka nevojë që të shtypë përmes një policie sekrete, ai thjesht mbyt gjithçka tjetër përveç indinjatës", tha Edi Rama.
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128