10 futbollistëve të mëdhenj, që mund të jenë në turneun e tyre të fundit
Me fazat me eliminim direkt të turneut në zhvillim, kjo është një renditje e 10 futbollistëve të mëdhenj, që mund të jenë duke luajtur Kupën e tyre të fundit të Botës, shkruan BBC.
1. Lionel Messi (Argjentina)
Messi, 39 vjeç, konsiderohet një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit dhe ka fituar Kupën e Botës në vitin 2022.
Ai ka shënuar 19 gola në historinë e këtij turneu dhe ka luajtur në gjashtë edicione.
Ky mund të jetë turneu i tij i fundit me Argjentinën.
2. Luka Modrić (Kroacia)
40 vjeç, mesfushor dhe lider i Kroacisë.
Ai e çoi vendin në finalen e vitit 2018 dhe në vendin e tretë në 2022.
Është një nga lojtarët më jetëgjatë në këtë nivel dhe ka pasur ndikim të madh në sukseset e Kroacisë.
3. Cristiano Ronaldo (Portugalia)
41 vjeç, një nga golashënuesit më të mirë në histori të futbollit.
Ai nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës, megjithëse ka luajtur në gjashtë turne dhe ka arritur në gjysmëfinale në 2006.
Ky mund të jetë shansi i tij i fundit për trofeun.
4. Manuel Neuer (Gjermania)
Portieri 40-vjeçar, kampion bote në vitin 2014.
Ai është konsideruar një nga portierët më të mirë në histori dhe ka luajtur në pesë Kupa të Botës.
5. Neymar (Brazil)
34 vjeç, një nga lojtarët më të talentuar brazilianë të brezit të tij.
Ai ka pasur performacë të rëndësishme, por është penguar shpesh nga dëmtimet.
Ka luajtur në disa turne dhe ende kërkon një titull bote.
6. Kevin De Bruyne (Belgjikë)
35 vjeç, mesfushor kreativ dhe lider i Belgjikës.
Ai ka qenë pjesë e një brezi të fortë, që nuk ka arritur të fitojë trofe madhorë.
7. Virgil van Dijk (Holandë)
34 vjeç, mbrojtës dhe kapiten i Holandës.
Ka luajtur në disa turne dhe ka qenë i rëndësishëm për sukseset e fundit të ekipit.
8. Mohamed Salah (Egjipt)
34 vjeç, sulmues dhe ylli kryesor i Egjiptit.
Ka ndihmuar vendin e tij të kualifikohet në turne, pas shumë vitesh mungesë dhe ka shënuar gola të rëndësishëm në Kupën e Botës.
9. Son Heung-min (Koreja e Jugut)
33 vjeç, kapiten dhe lojtari kryesor i ekipit.
Ka luajtur në disa Kupa të Botës dhe ka shënuar disa gola, por ekipi i tij nuk ka arritur shumë larg.
10. Sadio Mané (Senegal)
34 vjeç, një nga lojtarët më të rëndësishëm afrikanë të dekadës së fundit.
Ka luajtur në disa turne dhe ka ndihmuar Senegalin të kualifikohet rregullisht.
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128