Protestuesit drejt Komisariatit Nr. 3: Arrestoni Ramën!

3 July 2026, 22:41 / AKTUALITET ALFA PRESS
Protestuesit drejt Komisariatit Nr. 3: Arrestoni Ramën!

Protestuesit e tubimit të 34-t kanë vijuar marshimin në këmbë drejt Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku mbahen disa nga qytetarët e arrestuar pas përplasjeve të forta të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit ditën e djeshme.

Gjatë marshimit kilometrik, turma ka thirrur në kor “Arrestoni Ramën!”, ndërsa janë dëgjuar edhe slogane të tjera të ashpra drejtuar kryeministrit dhe kreut të PD-së.

“Rama, Sala, f*ck you!”, ishte një nga thirrjet e përsëritura në mënyrë të njëzëshme nga protestuesit.

Por, refreni i këtij marshimi ka qenë thirrja “lironi çunat”, duke iu referuar protestuesve të arrestuar para Parlamentit, ku dhe u dhunuan nga forcat e policisë.

Po ndodh...