Tjetër skandal ushqimor, hidhen në treg mbi një ton bajame të helmuara

3 July 2026, 19:57 / AKTUALITET ALFA PRESS
Tjetër skandal ushqimor, hidhen në treg mbi një ton bajame

Një tjetër alarm për sigurinë ushqimore është ngritur në vend, pasi mbi një ton bajame të kontaminuara kanë përfunduar në tregun shqiptar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar ditën e sotme, se të gjithë qytetarët që kanë blerë produktin “BLANCHED ALMOND EXTRA FINE”, me datë skadence 22 tetor 2026, të mos e konsumojnë pasi është konstatuar prania e një lënde toksike mbi normat e lejuara.

Sipas AKU-së, njoftimi është marrë përmes Sistemit Evropian të Alarmit për Ushqimin, ku autoritetet kompetente kanë identifikuar në një lot të këtij produkti praninë e acidit hidrocianik mbi kufirin e lejuar. Kjo substancë konsiderohet e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Produkti ka origjinë nga Spanja dhe është importuar në Shqipëri nga subjektet Albanian Smart Distribution sh.p.k. dhe Alta Group.

Sipas të dhënave të publikuara nga AKU, nga sasia prej 1,100 kilogramësh e importuar nga Albanian Smart Distribution dhe subjekti “N.N.”, i gjithë produkti rezulton të jetë shitur te konsumatori fundor.

Ndërkohë, nga 100 kilogramë bajame të importuara nga Alta Group, 42 kilogramë janë bllokuar nga autoritetet dhe do t’i nënshtrohen procesit të asgjësimit, ndërsa 58 kilogramë rezultojnë të jenë shitur.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje konsumatorëve që, nëse kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë ndërkohë vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që në tregun shqiptar, qarkullojnë produkte të kontaminuara.

AKU e cila ka për detyrë të garantojë sigurinë ushqimore, zakonisht kujtohet të reagojë vetëm pasi produktet e helmuara janë futur në treg, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Po ndodh...