34 ditë revoltë/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”
3 July 2026, 19:34 / POLITIKË
Qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet.
Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00, ndërsa më pas ata pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, qytetarët shprehin kërkesat e tyre, ndërsa në vijim pritet që protesta të zhvendoset në rrugët kryesore të qytetit, në formë marshimi.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 34-t, vijon me pjesëmarrje të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër politike.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128