VIDEO/ Rama i çon policinë Adriatik Lapajt, tensione te protesta para Kryeministrisë

Një skenë skandaloze ka ndodhur para Kryeministrisë. Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nisi një protestë ditën e djeshme, ndërsa sot ka ndërhyrë policia.
Lapaj vendosi të bëjë një protestë ndryshe, pasi dje u ul në një karrige dhe deklaroi se do të qëndrojë aty duke protestuar i vetëm.
Sot ka pasur shumë të tjerë që i janë bashkuar, por në mbrëmje ai ka tentuar të vendosë një çadër kampingu para Kryeministrisë, për t’u bërë ballë temperaturave.
Por në këtë moment ka ndërhyrë policia, duke mos lejuar ngritjen e saj teksa me dhjetëra efektivë janë përplasur me Lapajn dhe aktivistë të “Shqipëria Bëhet”.
Në fund u bë sekuestrimi i çadrës dhe më pas efektivët u larguan. Një skenë absurde dhe skandaloze, pasi çfarë pune i prishte Edi Ramës një çadër para Kryeministrisë?
Më herët, Lapaj tha se kjo protestë erdhi si pasojë e mosreagimit të qytetarëve ditën e djeshme në “Ditën e Rinisë”, pasi shoqëria dhe rinia janë drejt një dëmtimi të pakthyeshëm. Qëllimi i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
