VIDEO/ Lulzim Basha: Koha të merremi me shqetësimet e njerëzve, jo me hallet personale të politikanëve!
Lulzim Basha gjatë takimit ditën e djeshme me disa të rinj bëri thirrje, që ka ardhur koha të merreni me shqetësimet e njerëzve dhe jo me halle personale të polikanëve. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e vendit, shprehet Basha ndër të tjera.
Fjala e Bashës
Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e vendit, një ndryshim që patjetër mund ta sjellim të gjithë bashkë!
VIDEO
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128