Detajet të reja/ EUROPOL godet "Kartelin Ballkanik" të kokainës: Trasportonin drogë nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së!

16 Prill 2026, 11:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detajet të reja/ EUROPOL godet "Kartelin Ballkanik" të

EUROPOL ka goditur një nga rrjetet që dyshohet se kanë lëvizur drogë në sasi të mëdha nga Ballkani drejt tregjeve më fitimprurëse të Europës.

Në qendër të operacionit të zhvilluar njëkohësisht në Mal të Zi dhe Gjermani del emri i Svetislav Filipoviç, 47 vjeç nga Podgorica, të cilin Europol e ka identifikuar si “objektiv me vlerë të lartë” dhe si organizator të grupit famëkeq të njohur si "Karteli Ballkanik".

Bashkë me të, autoritetet malazeze kanë arrestuar edhe Boban Golubovië, Enes Borançiç dhe Petar Krsmanoviç, ndërsa për akuzat që lidhen me organizim kriminal dhe trafik droge janë vënë në pranga edhe Emin Adzijusufoviç, Bozo Vujsiç dhe Pavle Pejiç.

Në të njëjtën dosje figuron edhe Nemanja Stojanovi? nga Nishi, i cili ndodhet tashmë në sistemin e paraburgimit, ndërsa në kërkim mbeten Gojko Boriçiç dhe Vukan Vujaçiç.

Kjo listë emrash është pjesa më e fortë e një operacioni që tregon se rrjetet kriminale të Ballkanit nuk janë më struktura artizanale që veprojnë në periferi, por mekanizma të konsoliduar, me financues, koordinatorë, logjistikë dhe lidhje ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të publikuara nga policia malazeze dhe të cituara nga Vijesti, janë proceduar 14 persona: 10 në Mal të Zi dhe 4 në Gjermani.

Vetë drejtori i policisë së Malit të Zi, Lazar Š?epanovi?, ka deklaruar se rrjeti përbëhej nga struktura heterogjene, ku janë identifikuar edhe pjesëtarë të një grupi kriminal me rrezik të lartë, të cilët kishin krijuar një rrjet bashkëpunimi.

Pikërisht këtu fillon pesha reale e lajmit. Kur Europol flet për një “qelizë të rëndësishme të Kartelit Ballkanik”, nuk kemi të bëjmë vetëm me një formulim teknik.

Kjo do të thotë se strukturat e sigurisë europiane po lexojnë Ballkanin si një nyje të organizuar të trafikut ndërkombëtar, jo thjesht si territor tranziti.

Dhe kur në qendër të këtij rrjeti del Svetislav Filipovi?, ndërsa në periferi lëvizin emra si Gojko Bori?i? dhe Vukan Vuja?i?, mesazhi është i qartë: autoritetet nuk po godasin vetëm transportuesit, por po kërkojnë të ngjiten lart në piramidën e organizimit.

Sipas Europol-it, hetimi është shtrirë edhe me mbështetjen e autoriteteve të Austrisë dhe Spanjës, ndërsa objektivi ka qenë një rrjet i përfshirë në kontrabandimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit.

Po sipas të njëjtit burim, në Mal të Zi janë ngritur akuza kundër disa të dyshuarve për përfshirje në trafikimin e 2.7 ton kokainë dhe 1.5 ton kanabis mes tetorit 2024 dhe prillit 2026.

Droga, thuhet në njoftim, është kapur në 12 operacione të mëparshme në disa vende të BE-së dhe në Amerikën e Jugut.

Rrjeti dyshohet se përdorte rrugë detare dhe ajrore, duke shfrytëzuar kontejnerë anijesh dhe metoda të fshehta transporti. Europol shton se kanabisi trafikohej drejt BE-së nga ose përmes vendeve si Shqipëria, Tajlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky detaj e bën çështjen shumë më të madhe se kufijtë e Malit të Zi.

Në dosje përmendet edhe Shqipëria si një nga vendet nga ose përmes të cilave dyshohet se është lëvizur kanabisi drejt Bashkimit Europian, atëherë kemi të bëjmë me një sinjal që prek drejtpërdrejt gjithë rajonin./Marrë nga Vijesti

Po ndodh...

ide